Sport

Sonte vashat e Kosovës sfidojnë Rusinë

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 27 November 2020

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave sonte do të jetë nikoqire e Rusisë në ndeshjen që do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Euro2021’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ mbrëmë kanë kryer seancën e fundit stërvitore në Manavgat të Turqisë.

Futbollistja e Kosovës, Argnesa Rexhepi është shprehur optimiste për këtë përballje.

-Advertisement-

“Kemi gjasa të fitojmë sepse do të jetë krejt ndryshe nga ndeshja e parë me ruset. Kemi një grup të mirë dhe do të angazhohemi  maksimalisht për rezultat pozitiv”, ka thënë Rexhepi.

Kjo sfidë luhet sot me fillim nga ora 17:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera