Lajme

Sonte shfaqet ‘hëna e ujkut’, këtu mund ta shihni live

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 01 January 2018

2018 me sa duket do të jetë një vit i mbarë.Nata e parë e vitit do të ndriçohet nga super hëna, ose quajtur ndryshe “Hëna e Ujkut”.

Nëse qielli është i kthjellët, ky fenomen hapësinor do të jetë i dukshëm në Amerikën Veriore, mbi Oqeanin Paqësor deri në Azi.

Pas spektaklit të ndërrimit të viteve me fishekzjarrë, një tjetër fenomen natyror, ai i super hënës, pritet të sjellë momente të magjishme mbrëmjen e 1 janarit.

-Advertisement-

E quajtur si “Hëna e ujkut” nga NASA, ajo mund të shihet gjatë orbitës së saj në pikën më të afërt të Tokës.

 

Hëna e plotë për vitin 2018 do të shfaqet jo vetëm mbrëmjen e parë të janarit, por edhe përgjatë javëve në vijim.

Super-hëna gjatë këtyre ditëve do të jetë 14% më e madhe në përmasë dhe do të shkëlqejë 30% më tepër.

NASA njofton se hëna e plotë do të shfaqë edhe një eklips të përgjithshëm hënor pasi Toka, Dielli dhe Hëna, do të vendosen në mënyrë të tillë që Toka do të bllokojë dritën e diellit duke i dhënë Hënës një ngjyrë të kuqërremtë.

Nese qielli është i kthjellët, ky fenomen hapësinor do të jetë i dukshëm në Amerikën Veriore, mbi Oqeanin Paqësor deri në Azi. Kjo është hëna e dytë e “trilogjisë së hënave të plota”.

E para u shfaq më 3 dhjetor të vitit 2017, ndërsa e treta do të ndodhë më 31 janar të këtij viti.

Super-hënat ndodhin kur hëna është në anën e pjerrët të orbitës së saj eliptike rreth Tokës – duke e afruar më shumë se 30,000 milje (50,000 km) tek ne.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera