Lajme

Sonte në ora 00:00 përfundon afati i dorëzimit të Listave zgjedhore të Partive!

Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 19 May 2017

Sonte është afati i fundit kur Partitë politike kanë kufirin kohor për t’i dorëzuar listat zgjedhore për zgjedhjet e datës 11 Qershor.

Derisa dje ka patur shumë mbledhje, lajme të konfirmuara por edhe asosh pa konfirmim, është kjo e premte dita kur koalicionet Parazgjedhore rreth PDK-AAK-NISMA, LDK-AKR dhe VV! si dhe Lista Serbe, edhe zyrtarisht do t’i dorëzojnë listat e tyre me kandidatët për deputetë.

Derisa dje në opinion kanë dalur një sërë informatash për listat zgjedhore të AAK-së, LDK-së dhe partive tjera, PDK ende s’ka lëshuar lista në opinion. LDK ende ka lënë mundësi të hapura për sot, kurse AAK e Nisma duket që tashmë kanë mbyllur këto tema.

-Advertisement-

Mbetet të shihet edhe sot nëse dhe sa do të ketë aderime në mënyrë që në mesnatë të dorëzohen këto lista.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera