Lajme

Sonte hapen shtëpizat dimërore me pije e ushqim të nxehtë, në këtë vend

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 15 December 2019

Tashmë në gjithë botën po mbretëron një atmosferë festive.

Edhe vendi ynë po frymon dashuri dhe festë, në vigjilje të festave të fundvitit.

Shumë qytete, sheshe e madje dhe fshatra janë dekoruar e ndriçuar me drita.

-Advertisement-

Edhe Komuna e Kamenicës i ka dhënë rëndësi dekorimit të qytetit të tyre të vogël. Madje, sonte do të hapen shtëpizat dimërore që ofrojnë pije dhe ushqim të nxehtë.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

“Koha e mirë
Atmosfera e mirë
Muhabetet e mira
Me pi me hangër
Ska ma mire”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Komunës së Kamenicës, dekorimi i qytetit ka kushtuar 9 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera