Rozë

Sonte gjysmëfinalja e Eurovisionit – kështu mund të votoni për Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 10 May 2022

Ronela Hajati ngjitet sonte në skenën e gjysmëfinales së Eurovisionit.

Këngëtarja shqiptare do ta hapë festivalin me këngën “Sekret” e cila ka grumbulluar miliona klikime në YouTube.

Ajo ka publikuar listën e shteteve që mund të votojnë sonte për Shqipërinë, në llogarinë e saj në Instagram.

-Advertisement-

“Këto janë të vetmet shtete që mund të votojnë për Shqipërinë sot në gjysmëfinale”, ka shkruar Hajati (shih listën më poshtë).

Ndryshe, festivali i 66-të këtë vit mbahet në Torino të Italisë.

Gjysmëfinalja e dytë vazhdon më 12 maj për të shkuar më pas tek finalja e madhe e Eurovisionit që do të zhvillohet në PalaOlimpico, një nga arenat më të mëdha të mbyllura të Italisë.

Eurovision Song Contest 2022 do të drejtohet nga tre prezantuesë: Laura Pausini, Alessandro Cattelan dhe Mika.

Kujtojmë se sonte performojnë Shqipëria, Latvia, Lituania, Zvicra, Sllovenia, Ukraina, Bullgaria, Holanda, Moldavia, Portugalia, Kroacia, Danimarka, Austria, Islanda, Greqia, Norvegjia dhe Armenia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera