Rozë

“Sonte eliminime dhe televotim. Finalja të shtunën”, Olti Currit i dështon prognoza për Big Brother

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 28 March 2023

Një sulm kriminal tronditi godinën e Top Channel mesnatën e së dielës. Persona që ende nuk janë identifikuar nga policia, qëlluan me breshëri plumbash drejt televizionit kombëtar, duke lënë të vdekur rojen e sigurisë Pal Kola, 60 vjeç.

Kjo ngjarje tronditëse për të gjithë stafin e Top Channel, për të gjithë shqiptarët dhe kolegët gazetarë, iu komunikua banorëve të Big Brother Vip.

Analisti i “Big Brother Vip Kosova”, Olti Curri kishte deklaruar përmes një video-je se familjarët e banorëve që janë brenda shtëpisë së “BBV” kanë bërë presion që banorët të lënë lojën për arsyes sigurie.

Sipas mendimit të tij sonte në ‘Prime’ pritej të kishte një televotim për finalistët e që më pas të shtunën të jetë finalja.

“Edhe pse siç duhet të ndodhë produksioni e ka blinduar si lajm që mos të dal flitet se nga ndikimi që ka patur familjarët pas të shtënave në ambientet e TopChannel, familjarët e personave që janë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka patur një presion të madh që familjarët e tyre të lënë lojën dhe të dalin për qështje të sigurisë, kjo ndoshta ka shtyrë produksionin dhe ngjarjet e fundit të mendoj për të mbyllur më shpejtë lojën. Duke bërë tani hipotezat tona i bie që sot të eliminohet dikush dhe ndoshta hapet një televotim flash për të shpallur finalistët ndoshta shpallen edhe brenda natës e më pas finalja i bie që të jetë të shtunën ose shpallet televotimi të shtunën finalistët e më pas finalja ndodh të martën por zakonisht finalet ndodhin në fundjavë, kështu që ka mundësi që finalja të jetë të shtunën”, u shpreh Olti

Por, e gjithë kjo doli të mos jetë vërtetë, pasi edicioni i sotëm i Big Brother vërtetoi të kundërtën. Ani pse sonte nuk do të ketë prime, banorët u njoftuan për lajmin e vdekjes së punonjësit të Top Channel dhe u pyetën nëse duan të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme.

Të njëjtit nuk deklaruan se duan të largohen sonte, por mund ta mendojnë gjatë javës. Kurse mendimi i Oltit se Big Brother finalen do ta ketë të shtunën, u hodh poshtë pasi diçka e tillë nuk u konfirmua.

UNI-Universum International College ofron qasje në arsim global për studentët kosovar

Të tjera