Sport

Sonte, derbi kosovar në Ligën Ballkanike

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 23 October 2019

Sonte, e mërkurë, në orën 19:00 do të zhvillohet derbi kosovar në Ligën Ballkanike mes Pejës dhe Rahovecit.

Peja rikthehet në Ligën Ballkanike pas një mungese dyvjeçare, derisa ky është edicioni i parë i “Vreshtarëve” në këtë garë.

Ndeshja në palestrën “Karagaçi” pritet të jetë shumë interesante, ku pejanët pas rikthimit në Superligë janë rikthyer edhe në BIBL.

-Advertisement-

Kurse, rahovecasit do të mundohen të kenë një paraqitje sa më të mirë në pjesëmarrjen e tyre të parë, me shpresë se do të arrijnë sa më larg në këtë garë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera