Rozë

Soni Malaj vjen në rolin e moderatores

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 17 May 2022

Eventi i vitit i bukurisë shqiptare, Miss Universe Albania & Kosova vjen edhe këtë vit me dy netë LIVE.

Gjysmëfinalja do të mbahet me datë 9 qershor në Venom Club, kurse finalja të nesermen në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

-Advertisement-

Mes të ftuarve të shumë për të performuar do jenë emra si: Manjola Ballbani, Capital T, Anxhela Peristeri, Gena, Valon Shehu, Marsela Çibukaj.

Por, ajo që ka lënë më së shumti përshtypje është fakti se (edhe) një këngëtare e njohur do të vijë në rolin e prezantueses.

Bëhet fjalë për këngëtaren Soni Malaj e cila do të jetë në moderim krah Teni Vllacaj.

E ftuar speciale e eventit është Miss Universe Ukraina 2021, Hana Nepliakh.

Të gjitha biletat do të shkojnë në ndihmë të refugjatëve ukrainas teksa eventi do të transmetohet LIVE dhe ekskluzivisht për Kosovë në Klan Kosova

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera