Uncategorized

Sondazhi: Optimizmi i biznesit amerikan në Kinë kthehet në nivelet më të larta në tre vjet

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 24 September 2021

Optimizmi i kompanive amerikane për kushtet e biznesit në Kinë është rikthyer, duke arritur nivelet më të larta në tre vjetët e fundit, tregoi të enjten një sondazh vjetor nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shangai dhe dega për Kinën e firmës së konsulencës PwC.

Sipas raportit, optimizmi vjen prej rritjes së të ardhurave, si edhe zbutjes së shqetësimeve për pandeminë e COVID-19 në Kinë.

“Biznesi në Kinë e rimori veten shpejt nga mbyllja e vitit të kaluar,” vëren Ker Gibbs, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shanghai, e cila publikoi sondazhin që u krye midis mesit të qershorit dhe mesit të korrikut.

-Advertisement-

Ndër 338 kompanitë e përfshira në sondazhin e këtij viti, 78 për qind e përshkruan veten si “optimiste ose pak optimiste” në lidhje me perspektivën e tyre pesëvjeçare të biznesit, gati 20 pikë përqindjeje më shumë nga viti 2020 dhe një kthim drejt niveleve të vitit 2018.

Nga ana tjetër, 10 për qind e kompanive e përshkruan veten si “pesimiste” në lidhje me perspektivën e tyre pesëvjeçare, krahasuar me përkatësisht 18 dhe 21 për qind të të anketuarve në vitet 2020 dhe 2019.

Rreth dy të tretat e pjesëmarrësve në sondazh thanë se planifikojnë të shtojnë numrin e personelit në Kinë këtë vit, një rritje prej 31.4 për qind nga viti 2020, por 62.3 për qind e përshkruan disponueshmërinë e fuqisë punëtore si një pengesë ose një pengesë serioze për funksionimin e biznesit të tyre.

Kufijtë e Kinës mbeten të mbyllur për shumicën e vizitorëve pa lejet e duhura të punës dhe qëndrimit, dhe të gjithë ata që hyjnë duhet të bëjnë të paktën dy javë karantinë pas mbërritjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera