Lajme

Sondazhi i PIPOS i publikuar në Klan Kosova: LVV e para, Nisma vetëm 1%

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 15 January 2021

Kompania e sondazheve “PIPOS” ka publikuar një sondazh në Klan Kosova në lidhje me zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas këtij sondazhi, 78.50% e të anketuarve do të dalin në zgjedhje, transmeton Indeksonline.

Në këtë sondazh kanë marr pjesë rreth 3000 persona. Nga ky sondazh, doli që njerëzit më pak të shkolluar do të votojnë partitë e krahut të luftës.

-Advertisement-

Nga sondazhi i “PIPOS”, fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit do të dal Lëvizja Vetëvendosje me 41.60%, e dyta PDK me 20.10%.

LDK do të jetë e treta me 16.30%. Nisma nuk do ta kaloj pragun sipas këtij sondazhi pasi do të marr vetëm 1.50. Kurse AAK do të marr 7.50%.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera