Lajme

Sondazhi i fundit prishë matematikat: Daut Haradinaj në balotazh me Arben Vitinë

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 06 October 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka qenë i ftuar sonte në një debat televiziv ku ka shpalosur planin e tij për Prishtinën. Duke folur për prioritetet e tij qeverisëse në rast se vjen në pozitën e kryetarit të Komunës, Haradinaj ka thënë se zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin, formimi i Policisë Komunale dhe pranimi teknik i mbk 44 mijë njësive banesore në Prishtinë do të jenë çështjet e para të cilat do t’i implementojë si kryetar.

Ndërkaq, në sondazhin e realizuar përgjatë emisionit, në pyetjen shtruar shikuesve se kush do ta fitojë Prishtinën, Arben Vitia ka dalur i pari në përqindje, i ndjekur nga Daut Haradinaj, respektivisht, 43% Vitia i ndjekur me 34% nga Daut Haradinaj. Ndërkaq kandidatët e tjerë, Përparim Rama dhe Uran Ismaili me një numër shumë më të ulët në përqindje.

Ky sondazh dëshmon edhe njëherë se Prishtina po shkon sigurt drejt balotazhit, me Arben Vitinë si favorit për të qenë fitues në raundin e parë, ndërsa Haradinaj po e vërteton rritjen e terrenit ditëve të fundit duke u konsideruar pretendenti kryesor për ta rivalizuar kandidatin e VV-së.

Të tjera