Sondazhi i Albanian Post: PS merr shumicën, PD rritet në llogari të LSI-së
Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 24 April 2021
Një ditë para Exit Poll-it, ky sondazh që tregon disponimin qytetar.
Rezultatet e dy palë zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, 2017 dhe 2013, sikurse edhe matjet e opinionit publik përgjatë këtij katërvjeçari, tregojnë një zhvendosje të elektoratit kah e majta, por edhe kah qendra. Për pasojë, ky proces shoqërohet me largim të elektoratit nga e djathta dhe sidomos nga partitë më të vogla.
Selakoviç: Paprekshmëria e kufijve vlen edhe për kufijtë e Serbisë
-Advertisement-
Këtë trend e japin edhe të gjeturat e sondazhit të realizuar nga Albanian Post dhe Instiuti “Gani Bobi”, në javën e fundit të zgjedhjeve të 25 prillit. Në aspektin teknik, sondazhi është realizuar me mostër përfaqësuese për Republikën e Shqipërisë.
Rezultatet e sondazhit e konfirmojnë trendin e matjeve të realizuara në një qark kohor gjashtëmujor në dy rrafshe: në atë të besimeve dhe pritjeve të qytetarëve në raport me zhvillimet dhe po ashtu për sa i përket orientimit të tyre politik.
Shumica e qytetarëve vlerësojnë se standardi i tyre jetësor është përmirësuar ose ka mbetur i njëjtë, në raport me para katër vjetësh. Në pyetjen “Në krahasim me katër vitet e kaluara, çfarë mendoni rreth standardit tuaj jetësor?”, 28.7% e të anketuarve janë përgjigjur me “është më i mirë”, 40.1% kanë thënë se ka mbetur i njëjtë, 30.2% vlerësojnë se tani standardi i tyre është më i ulët dhe përqindja tjetër ndahet mes përgjigjeve “nuk e di” dhe “refuzoj/pa përgjigje”.
Mirëpo, në raport me të gjeturat e sondazheve të shkuara, ka lëvizje në pritjet e qytetarëve për standardin e tyre jetësor pas katër vjetësh. Shumica e të anketuarve, apo në shifra 52%, presin që standardi i tyre të jetë më i lartë pas katër vjetësh. Ndërkaq, 25.1% e respodentëve, në pyetjen “Çfarë mendoni se do të jetë standardi juaj pas katër vjetësh?”, janë përgjigjur me “i njëjtë”; “më i ulët” kanë thënë 7.8% dhe “nuk e di” kanë thënë 15.1% e të anketuarve.
Ndryshim në perceptimin e qytetarëve vërehet edhe në raport me vlerësimin e tyre për drejtimin në të cilin po lëvizë Shqipëria. Shumica e tyre, 55.% vlerëosjnë se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Ndërkaq, 33.6% e të anketuarve vlerësojnë se vendi po lëvizë në drejtimin e gabuar. Ky rezultat paraqet përmbysje, në krahasim me atë të matjeve të realizuara në periudhën gusht-shtator të vitit 2020.
Në lidhje me protestën e kontrollorëve të aeroportit “Nënë Tereza”, në pyetjen “A ishte qeveria fajtore sepse uli pagat e kontrollorëve në aeroport”, 48.5% e të anketuarve janë përgjigjur me “nuk pajtohem” apo “aspak nuk pajtohem” dhe 29.8% e tyre kanë thënë “pajtohem” apo “pajtohem plotësisht”. Të dyzuar janë deklaruar 14.5% e respodentëve dhe 7.2% e tyre kanë refuzuar të përgjigjen. Pra, në lidhje me këtë çështje shumica e qytetarëve kanë një mendim të qartë dhe nga ajo shumica, pjesa më e madhe e tyre vlerësojnë se protesta e tyre nuk mund të lidhet me uljen e pagave nga qeveria në relacionin shkak-pasojë.
Në tre pyetjet tjera që lidhen me këtë çështje, më shumë qytetarë kanë vlerësuar se opozita dhe presidenti i kanë manipuluar organizatorët e protestës dhe vet kontrollorët për përfitime zgjedhore dhe se qeveria ka vepruar drejt që i ka arrestuar kontrollorët të cilët ndërprenë punën duke bllokuar aeroportin.
Shumica e dërrmuese e qytetarëve, apo 70.1% e të anketuarve, janë shprehur të kënaqur me punën që ka bërë qeveria në vaksinimin masiv kundër virusit COVID-19. Vetëm 17.8% e tyre janë shprehur të pakënaqur; të dyzuar janë deklaruar 10.7% e të anketuarve dhe 1.4% e tyre kanë refuzuar të përgjigjen.
Përtej pritjeve, besimeve dhe vlerësimeve në raport me çështje, tema dhe zhvillime, përcaktimi i tyre në raport me zgjedhjet e 25 prillit po ashtu paraqet ndryshim të ndjeshëm pjesor, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 dhe ato të 2013-ës. Rezultatet e konfirmojnë trendin negativ për Lëvizjen Socialiste për Integrim, që del në sondazhet e realizuara për Qarkun e Beratit, Tiranës dhe Elbasanit.
Partia që udhëhiqet nga Monika Kryemadhi ka rënie për 12 pikë të përqindjes në krahasim me rezultatin zgjedhor të para katër vjetëve në nivel republikan. Pra, nga 14.28% sa kishte marrë më 2017, sondazhi e nxjerr në shifrën 2.7%. Nëse analizohen rezultatet e qarqeve dhe krahasohen me numrin e mandateve që kishte marrë para katër vjetësh, LSI-ja rrezikon që t’i humbasë 90% të mandateve në këto zgjedhje.
Partia Demokratike e cila në zgjedhjet e 2017-ës kishte marrë 28.85% të votave, në sondazh është alternativa politike e zgjedhur nga 40% e të anketuarve në mostër përfaqësuese për Republikën e Shqipërisë. Rrjedhimisht, nëse shikohet rënia e LSI-së dhe rritja e PD-së, mund të thuhet që pothuajse e gjithë vota e partisë së Monika Kryemadhit ka shkuar tek Lulzim Basha.
Në krahasim me zgjedhjet e shkuara nacionale, Partia Socialiste rezulton të jetë rritur për rreth tre pikë të përqindjes – më 2017, 48.34% e votuesve kishin zgjedhur partinë që udhëhiqet nga Edi Rama, ndërsa tani 51.2% e të anketuarve thonë se ajo do të jetë zgjedhja e tyre më 25 prill.
Ky rezultat reflektohet përgjithësisht edhe në vlerësimin e qytetarëve për liderët politik. Përderisa, 58.6% e të anketuarve kanë vlerësim pozitiv për Edi Ramën dhe gati gjysma e tyre, 33.7% e vlerësojnë pozitivisht Lulzim Bashën, për Monika Kryemadhin vlerësim pozitiv kanë vetëm 11.7% e të anketuarve.
Edhe këto rezultate janë të ngjashme me matjet e realizuara në nivel qarqesh dhe në nivel kombëtar, në gjashtë muajt e fundit. Të gjitha bashkë dhe një nga një e konfirmojnë që Partia Socialiste mbetet forca kryesore politike në vend.
Partia Demorkatike ka rritje të ndjeshme, kryesisht në kurriz të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila është tkurrur në nivelin e partive të vogla që me vështirësi e kalojnë pragun zgjedhor.
Rezultatet e këtij sondazhi tregojnë se opozita nuk është më dypolëshe, por është e koncentruar rreth Partisë Demokratike, për shkak të që LSI ka pësuar pas djegies së mandateve, kundër këshillave të Bashkimit Evropian dhe pas refuzimit për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2019, të cilat në ato kushte i pati fituar bindshëm Partia Socialiste. Përveç kësaj, LSI-ja ndjek edhe trendin ballkanik të tkurrjes së partive të vogla, sikurse ka ndodhur në Serbi, në Kosovë dhe që mund të vërtetohet në zgjedhjet e 25 prillit.
*Ky sondazh, sikur secili sondazh kredibil është reflektim i disponimit të elektoratit shqiptar dhe jo i insistimit potencial të grupacioneve të caktuara për ta tjetërsuar atë vullnet brenda dhe jashtë kutive të votimit.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...