Lajme

Sondazhi i fundit: Ja kush do t’i fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin këtë javë

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 08 June 2017

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë javë, Partia Socialiste do të fitonte rreth 45.0 për qind të votave.

Ky është sondazhi i Ora News dhe IPR Marketing. Në vend të dytë, renditet Partia Demokratike, e cila merr 37 për qind, ndërsa në vend të tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 13% të votave. Në vend të katër sipas sondazhit renditet Partia Libra, me 2%, e pas saj vjen Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, aktualisht partia e katërt në Kuvendin e Shqipërisë.

Krahasuar me sondazhin e javës së shkuar, atë të 31 majit, Partia Socialiste është rritur me 2%, ndërsa Partia Demokratike është rritur me 1 për qind, e po aq edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

-Advertisement-

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, të gjitha partitë kryesore kanë pësuar rritje, pasi atëherë, Partia Socialiste ka fituar 41.4 për qind, Partia Demokratike, 30.6 për qind dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 10.5 për qind.

Rritjen më të madhe e ka pësuar Partia Demokratike, duke marrë rreth 7% më shumë vota. Këto janë rezultatit të sondazhit, të cilat janë një fotografim në terren i mbështetjes ndaj partive.

Drejtori i IPR Marketing, Antonio Notto tha se për të kryer sondazhin, janë intervistuar 1000 persona për çdo qark të ndarë sipas gjinisë, moshës, vendbanimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera