Sondazhi: Biden gëzon mbështetje më të madhe në botë se sa Trump
Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 13 June 2024
Sipas një ankete të re të qendrës ‘Pew’ Presidenti Joe Biden gëzon mbështeje më të madhe në vendet e tjera se ish Presidenti Donald Trump. Anketa e kryer nga 5 janari deri në 21 maj, me 40 mijë e 500 individë në 34 shtete të ndryshme, jo në Shtetet e Bashkuara, tregon se 43 për qind besojnë se Presidenti Biden ‘do të bëjë gjënë e duhur për botën’, krahasuar me 28 për qind që besojnë tek ish Presidenti Trump.Në 24 shtete, individët e anketuar kanë më shumë besim tek Presidenti Biden, ndërsa në Hungari dhe në Tunizi, kryeson ish Presidenti Trump. Në 8 shtetet e tjera, diferenca mes tyre nuk është domethënëse. Besimi më i lartë tek të dy u regjistrua në Filipine, me 77 për qind në favor të Presidentit Biden dhe 68 përqind për ish Presidentin Trump.
Megjithatë mbështetja për Presidentin Biden ka shënuar rënie nga viti i kaluar. 14 mes 21 vendeve kanë më pak besim tek Presidenti Biden këtë vit krahasuar me 2023. Disa nga vlerësimet më negative për të kanë të bëjnë me konfliktin mes Izraelit dher Hamasit. Në të 34 vendet ku u krye anketa, mos-miratimi i politikave të tij për luftën Izrael-Hamas ishte në nivelin 57 për qind. Anketimi i qendrës ‘Pew’ u krye përpara se Presidenti Biden të shpallte propozimin e tij për t’i dhënë fund luftimeve.Anketa po ashtu gjeti se burrat ishin më të prirur se gratë të shprehnin besim tek ish Presidenti Trump. Por anketa po ashtu vëren se “gratë janë më të prirura se burrat për të mos iu përgjigjur fare kësaj pyetjeje”. Prirja e rënies së mbështetjes për të dy këto figura politike duket se është në përputhje me rënien e besimit tek Shtetet e Bashkuara si një shembull i demokracisë.
Në të gjitha vendet ky u krye anketa, rreth 40 për qind besojnë se, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë qënë më parë shembull i demokracisë në botë, sot nuk janë më të tilla”.
Të tjera
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...