Sondazhi, 40 përqind e myslimanëve europianë ndjehen të diskriminuar
Autori: Gazeta inFokus
13:15 | 22 September 2017
Diskriminimi kundër myslimanëve të Europës po rritet me dy në pesë prej tyre, ose 40 përqind, që thonë se janë përballur me trajtime të padrejta në rastet kur kanë kërkuar një vend pune, apo një shtëpi, por edhe në shërbimet publike si edukimi apo kujdesi shëndetësor.
Në të parin raport të këtij lloji në një dekadë, thuhet se rreth 30 përqind e të anketuarve në një sondazh thonë se janë fyer dhe 2 përqind janë sulmuar edhe fizikisht në 12 muajt e kaluar.
Sondazhi i zhvilluar nga fundi i 2015 dhe fillimi i 2016 i Agjencisë për të Drejtat e Njeriut të BE-së ka pasur në qendër 10.500 myslimanë në 15 shtete europiane si Franca, Gjermania, Holanda, Spanja, Suedia dhe Britania e Madhe.
Pjesa më e madhe e atyre që janë trajtuar padrejtësisht në pesë vitet e shkuara, sipas vëzhgimit, mendojnë se shkak për këtë ka qenë emri, ngjyra e lëkurës apo pamja e tyre.
Rreth 17 përqind thonë se ndihen të diskriminuar në mënyrë të drejtpërdrejtë prej besimit të tyre. Rreth 40 përqind e grave që mbajnë shami, apo perçe në publik ndjejnë se ajo është shkak i diskriminimit të tyre kur kërkojnë një vend pune.
Më shumë se 30 përqind e grave që mbajnë veshje tradicionale apo fetare, thonë se janë ngacmuar, kryesisht nëpërmjet xhesteve fyese apo komenteve. Vetëm 12 përqind e myslimanëve që kanë përjetuar diskriminimin dhe 9 përqind e atyre që janë ngacmuar, thonë se kanë marrë mundimin t’i raportojnë rastet.
Vëzhgimi po ashtu ka dalë në përfundimin se 47 përqind e burrave të ndaluar nga policia thonë se besojnë se shkak ka qenë veshja e tyre tradicionale.
Raporti vjen në një kohë tensionesh të larta, të ndezura akoma më shumë nga kriza e emigrantëve e viteve 2015, 2016 si edhe nga vala e sulmeve terroriste dhe rritja e partive anti-islam në Francë, Holandë dhe Gjermani.
Sipas raportit, myslimanët e Europës, që përbëjnë rreth 4 përqind të popullatës së kontinentit kanë një nivel besimi nën mesataren tek institucione si policia apo sistemi i drejtësisë në vendin ku jetojnë.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...






























