Fokus

Sondazh| VV shkatërron LDK-në nëse shkohet prapë në zgjedhje

Autori: Halil Berisha 14:30 | 19 December 2019

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 26 tetorit, Vetëvendosje doli e para.

Kjo me kandidatin e saj për kryeministër, Albin Kurtin, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Vetëvendosje nuk ka votat që e vetme ta bëj qeverinë, andaj edhe vazhduan negociatat e nisura para zgjedhjeve me LDK-në.

Por, deri tash këto nuk patën ndonjë rezutlat, pasi pengesë e pakalueshme po duket të jetë ujdia për postin e Presidentit të Kosovës.

Në këtë formë, LDK ka thënë që ose duhet ta ketë Presidentin ose do të shkoj në opozitë e të mos bëj koalicion me Vetëvendosjen, shkruan gazeta inFokus.

E kjo e fundit, këmbëngul që ky post nuk duhet të diskutohet duke thënë që këtë nuk mund ta marr LDK me marrëveshje tani.

Ndërsa, duke e ditur që Vetëvendosje ka vendosur vija të kuqe për partitë që qeverisën mandatin e fundit, LDK duket të jetë i vetmi opsion për të krijuar qeverinë.

Në të kundërten, ashtu sikur ka paralajmëruar Vetëvendosje do të shkohen të zgjedhje.

E në këtë rast, Gazeta inFokus, ka bërë një sondazh ku ka pyetur lexuesit e saj se nëse shkohet prapë në zgjedhje kë do ta votonin, LDK-në e Isa Mustafës, apo Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

Ndërsa, rezultati është dukshëm në favor të këtij të fundit, shkruan gazeta inFokus.

Kjo pasi Vetëvendosje ka marrë 72% ndërsa LDK 28% të votave.

Ose nga 1 mijë e 700 vota që u bën brenda 24 orëve, LDK ka marrë vetëm 488 vota ndërsa Vetëvendosje plot 1 mijë e 200, apo rreth 3 herë më shumë se LDK./Gazeta inFokus/

Të tjera