Lajme

Sondazh: Sa për qind të votave do t’i marrë Vuçiq?

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 03 April 2022

Sondazhet parazgjedhore, megjithë optimizmin nga opozita e ndarë serbe, sugjerojnë se presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq mund të fitojë raundin e parë me rreth 60 për qind të votave dhe koalicioni qeverisës, i udhëhequr nga Partia Progresive Serbe e Vuçiqit parashikon ta marrë shumicën në parlamentin serb, raporton N1.

Hulumtimet parashikojnë se SNS dhe partnerët e koalicionit mund të marrin 63 përqind të votave përfundimtare, duke u dhënë atyre një shumicë bindëse në parlament.

Kështu, Vuçiq i cili i ka kapur shumicën e mediave dhe e kontrollon në masë të madhe opinionin publik, pritet ta fitojë mandatin e tretë në krye të shtetit serb. Në një mënyrë apo tjetër, ai është në pushtet atje që nga viti 2012, përcjell Gazeta Express.

-Advertisement-

Kosova nuk ka lejuar që zgjedhjet serbe të organizohen në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mund të e mohojë pavarësinë e vendit duke i mundësuar ato.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera