Lajme

Sondazh: Më shumë se gjysma e kosovarëve kundër heqjes së taksës 100 përqind

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 05 December 2019

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar këtë të enjte të gjeturat kryesore të sondazhit të nëntë të opinionit publik “Këndvështrimi i qytetarëve për temat potenciale të marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi”.

Sipas KDI ky sondazh shpalos këndvështrimin qytetar, taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, teza e korrigjimit të kufijve, Asociacioni i komunave me shumicë serbe si dhe temat potenciale që qytetarët presin të jenë pjesë e procesit të dialogut Kosovë – Serbi, shkruan gazeta inFokus.

Sipas sondazhit 59 përqind, besojnë se qeveria e ardhshme nuk duhet të pezullojë taksën në mënyrë që të hapë rrugën për dialog me Serbinë.

-Advertisement-

61 përqind e të anketuarve nga komuniteti shqiptar kanë këtë mendim, 56 përqind nga komunitetet e tjera joshumicë dhe vetëm 10 përqind nga komuniteti serb.

Ky hulumtim i opinionin publik është realizuar në periudhën kohore 02 – 08 shtator 2019, me një mostër përfaqësuese prej 1070 respondentësh në nivel vendi, nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Margjina e gabimit ±3% në përzgjedhje për interval të konfidencës 95%./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera