Lajme

Sondazh: Albin Kurti fiton bindshëm përballë Avdullah Hotit e Ramush Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 05 June 2017

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka dalë bindshëm më i pëlqyer për kryeministër sesa ai i Koalicionit LDK, AKR e Alternativa, Avdulla Hoti dhe kandidati i Koalicionit PAN, Ramush Haradinaj.

Në sondazhin e realizuar në faqen e Facebook-ut të Portalit www.infokusi.com e cila ka mbi 225,000 ndjekës / fansa, për 1 orë kanë ndërvepruar ose kanë marrë pjesë mbi 25 mijë persona dhe kanë shprehur mendimin e tyre në pyetjen: Kush mendoni se do t’a udhëheqë më mirë Kosovën? Dhe, Kush do të bëhët Kryeministër i Kosovës?

Prej tyre mbi 3 870 kanë votuar për kandidatin për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

-Advertisement-

Ndërsa, mbi 3 012 reagime për kandidatin e koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa, Avdullah Hotin, 858 reagime më pak se sa Albin Kurti.

Kurse i treti me mbi 1 505 vota ka dalë kandidati i koalicionit, Partia Demokratike e Kosoves, Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës dhe Nisma-n, Ramush Haradinaj, 2365 më pak se sa Albin Kurti dhe 1507 reagime më pak se sa Avdullah Hoti.

Më poshtë mund të shikoni foto/video dëshmitë e këtij sondazhi online në FB e po ashtu mund t’a shikoni rezultatin edhe duke e vizituar faqen zyrtare të Portalit Infokusi në FB./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera