Lajme

Sondazh: A gaboi apo jo Kurti me Veliun, ky është mendimi i 6000 qytetarëve

Autori: Egzon Morina 20:43 | 19 March 2020

Shkarkimi i Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme ka nxitur një debat të madhë.

5 mijë e 900 persona kanë votuar në një sondazh të realizuar nga Gazeta inFokus se a ishte apo jo ky vendim i ngutshëm nga kryeministri Albin Kurti.

65% e personave që votuan në këtë sondazh kanë vlerësuar se Kurti nuk u ngutë në këtë veprim.

-Advertisement-

Përderisa, 35% e votuesve të tjerë e konsiderojnë si të gutshëm këtë vendim të kryeministrit, shkruan Gazeta inFokus

Deri te shkarkimi i Agim Veliut erdhi pasi Kurti si shef i Veliut, vlerësoi se vartësi i tijë shkaktoi panik kur deklaroi në një televizion se rastet e të infektuarve me Korona Virus në Kosovë po shtohen nga ora në orë.

Gjithëashtu Kurtit nuk i pëlqeu kur Veliu përkrahu nismën e Presidentit Hashim Thaci për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Si shkak i shkarkimit të nënkryetarit të tyre, LDK-ja ka nisur të mbledh nënshkrimet për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

Më poshtë keni sondazhin të realizuar nga Gazeta inFokus në Facebook./GAZETA INFOKUS/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera