Sport

Solskjaer thotë se Unitedi s’e shet Pogban në Real Madrid: Paul është i lumtur këtu

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 22 September 2019

Paul Pogba nuk do të largohet nga Manchester Unitedi edhe nëse Real Madridi e rishfaq interesimin për të me hapjen e afatit kalimtar dimëror në janar, sipas Ole Gunnar Solskjaer.

Thuhej se Pogba ka qenë prioriteti kryesor i Real Madridit dhe trajnerit Zinedine Zidane para se të niste ky sezon, por gjiganti spanjoll dështoi ta blinte francezin nga Unitedi.

Madridi e ka nisur dobët sezonin e ri dhe presidenti i klubit Florentino Perez ka lënë të kuptohet se do të rikthehet për Pogban në janar.

-Advertisement-

Mesfushori francez, i cili pati marrëdhënie të këqija me paraardhësin e Solskjaerit, Jose Mourinhon, është i lënduar momentalisht.

Por trajneri i Man United Solskjaer e ka ripërsëritur përkushtimin e Pogbas në Old Trafford, edhe pse 26-vjeçari pati thënë në fund të sezonit 2018/19 se synonte sfidë të re.

“Unë nuk e dëgjoj presidentin e Real Madridit”, tha Solskjaer për gazetarët para ndeshjes ndaj West Hamit.

“Paul po punon zellshëm këtu dhe është plotësisht i përkushtuar ndaj Manchester Unitedit. E kemi parë se gjatë kohës sa është i lënduar, ai po punon si i çmendur për t’u riaftësuar, sepse dëshiron të luajë për ne dhe dëshiron t’i ndihmojë bashkëlojtarët e vet”, shtoi ai.

Solskjaer theksoi: “Nuk brengosem tani dhe nuk do të brengosem kurrë për të ardhmen e Paul Pogbas. Edhe nëse Real Madridi rishfaqet në janar, prapë nuk brengosemi. Paul nuk shkon askund. Ai është i lumtur këtu kur luan”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera