Sport

Solskjaer i “rrezikuar” nga Pochettino

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 15 October 2020

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në “Old Trafford”, shkruan Gazeta inFokus.

“Djajtë e Kuq” të shtunën takohen me Newcastle, ndeshje kjo që pritet të zbuloj të ardhmen e trajnerit norvegjez.

Pas tre ditësh United do të ndeshet me Paris Saint German, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

-Advertisement-

Në rast se Solskjaer nuk do të arrij të triumfoj në këto dy ballafaqime, atëherë ai pritet të zëvendësohet nga Mauricio Pochettino, i cili që prej shkarkimit nga Tottenhami është i papunë.

47 vjeçari gjatë kësaj vere ka rinovuar kontratën e tij me Manchester United deri në vitin 2022, gjithsesi kjo nuk do të thot që ai nuk do të largohet para skadimit të kontratës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera