Sport

Sokoli gjenë kohë ti jap edhe një kritikë Kombëtarës së Kosovës!

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 15 September 2018

Bylbyl Sokoli ka folur edhe për dy ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës në Ligën e Kombeve.

Sipas tij, Kosova shënoi fitore të merituar ndaj Ishujve Faroe (2-0), por në të ardhmen duhet të funksionojë si grup nëse dëshiron të jetë edhe më e fortë.

“Kosova ka një ekip cilësor dhe ndeshjen e ka fituar me meritë. Nëse duhet një kritikë, mund të them se Kosova ende nuk po funksionon si grup, nuk ka lojë kolektive. Nëse këta individë shfrytëzohen dhe bëhet një lojë kolektive, atëherë Kosova do të jetë shumë e fortë. Zeneli ka qenë individi që ka dëshmuar se Kosova ka ekip të fortë, por nuk duhet t’i harrojmë edhe lojtarët e tjerë si Rashica, Celina Zhegrova, Kryeziu dhe Rrahmani në mbrojtje. Tash për tash lojtarët janë duke funksionuar si individë. Shpresojmë se në të ardhmen do të funksionojë edhe si grup”, ka Sokoli për “Epokën e re”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera