Lajme

Sokol Dobruna ftohet si dëshmitar nga Specialja

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 14 November 2024

Ish-kryetari i gjykatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, të enjten ka udhëtuar për në Hagë meqë është ftuar si dëshmitar nga ana e Gjykatës Speciale.

Kështu raporton KOHA bazuar në burimet e veta. Dobruna është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të paktën dy herë, në dhjetor 2018 dhe në gusht 2024.

Dobruna pati deklaruar publikisht se ka urdhëruar dënimin e Blerim Kuçit për dezertim gjatë luftës, por se urdhri i tij nuk është zbatuar asnjëherë.

-Advertisement-

Në Hagë, siç raporton ky medium, ka udhëtuar edhe ish-ushtari Halil Çadraku.

Gjykatën Speciale ende nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera