Rozë

Sofia Vergara për plakjen: Nuk mund të jesh perfekte

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 04 August 2017

Sofia Vergara po plaket me hijeshi.

Por sipas saj, ajo nuk është perfekte.

Aktorja e “Modern Family” ka thënë se sekreti i plakjes së mirë është i thjeshtë…vetëm duhet ta pranosh atë.

-Advertisement-

“Unë jam 45 vjeçare, edhe nëse do, në këtë moshë nuk mund të jesh perfekt. Nuk është se nuk e urren këtë gjë ose se nuk je e mërzitur, por thjesht është realitet. Ne ndryshojmë dhe kjo po më ndodh”, ka thënë ajo për “Ëomen’s Health”.

“Mos më bëni të fotografohem më nudo, më lëni të plakem me dinjitet. Njerëzit më thonë se dukem sikur jam 20 vjeçare, por jo, nuk është e vërtetë, lëkura ndryshon, gjithçka ndryshon”, ka thënë tutje ajo, transmeton Klan Kosova.

Vergara ka thënë se ajo ushtron fitness, por se e urren këtë gjë.

“Është torturë për mua, jam në disponim të keq dy orë para ushtrimeve, ashtu si edhe dy orë pas, edhe kur ushtroj”.

Ajo ka thënë se është e limituar në ushtrime fizike për shkak të gjinjve të mëdhenj.

“Do të doja të isha më sportive por kur lind me gjinj të mëdhenj është kështu, njëlloj i kam pasur qysh kur isha 13 vjeçare dhe më pas u zmadhuan kur mbeta shtatzënë dhe u bëra nënë”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera