Snowden: Grumbullimi i të dhënave rrezik për demokracinë
Autori: Gazeta inFokus
09:57 | 14 September 2019
Gjashtë vjet më parë, Edward Snowden bëri publike aktivitetet përgjuese të Agjencisë Amerikane të Sigurisë dhe kontrollin e gjerë të Internetit nga shërbimet e fshehta perëndimore, tani ai paralajmëron se lëvizjet demokratike si ajo e Hong Kongut mund të mbyten që në embrion nga aparatet e përgjimit.
Paralajmërim për Trump, Johnson dhe AfD
Në një intervistë dhënë revistës gjermane, “Der Spiegel”, 36-vjeçari tërheq vëmendjen që ardhjet në fuqi të politikanëve të tillë, si presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, apo i partisë “Alternativa për Gjermaninë”, të mos shihen vetëm si një devijim i përkohshëm. Politikanë dhe sipërmarrës nga shumë vende e kanë kuptuar se si mund t’i shfrytëzojnë teknologjitë informative për të pasur një ndikim të një lloji tjetër, mbi botën.
Snowden tha gjithashtu, se zhvillimet teknike në rrjet janë një rrezik për çdo njeri. “Në një botë ku gjithçka mbahet në mbikëqyrje e ku çdo kundërvajtje dënohet, i bie që të gjithë të jenë kriminelë.”
Snowden ka bërë thirrje që t’i jepet fund grumbullimit masiv të të dhënave. Kjo nuk vlen vetëm për shërbimet e fshehta, por edhe për koncerne si Facebook dhe Google. Si hap i parë duhet që çdo përdorues celulari t’i bëhet e qartë se ndiqet hap pas hapi, tha Snowden për Der Spiegel. “Nëse askush nuk do të zhvillojë një alternativë, atëherë do ta bëj unë vetë”.
Azil në Gjermani
Nëse Gjermania do të më pranonte si azilkërkues, ky nuk do të quhej më një akt armik kundër SHBA–ve”, tha Snowden për të përditshmen “Die Welt” (Edicioni i së Shtunës). Këtë mund ta shohë kushdo që e “shikon historinë në mënyrë objektive”. Gjermania ka marrëdhënie të mira dhe miqësore me SHBA.
Qeveria amerikane e akuzon Snowden-in për tradhti. Mbrojtësit e tij e shohin atë si një mbrojtës të intimitetit dhe i konsiderojnë zbulimet e tij të ligjshme. Snowden akuzoi Gjermaninë dhe Francën se deri tani nuk kanë bërë asgjë për çështjen e tij.
Ish-punonjësi i shërbimit të fshehtë amerikan, në vitin 2013, bëri publike aktivitetet përgjuese të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në SHBA, NSA, dhe të agjencisë homologe britanike, GCHQ. Prej pesë vitesh ai ndodhet si azilant në Moskë. Në Gjermani së shpejti (17 shtator 2019) do të dalë në treg autobiografia e tij, e cila është përkthyer edhe në gjermanisht, me titull: “Permanent record – Meine Geshichte” (Regjistrim i përhershëm – Historia ime)./DW

T� tjera
-
Kolektivi Feminist kërkon përgjegjësi nga KPK-ja për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktivistet e Kolektivit Për Mendim dhe Veprim Feminist kanë shkuar sot para o...
-
Kadetët e FSK-së diplomojnë në Gjermani, merr pjesë edhe Maqedonci në ceremoninë zyrtare
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimi...
-
I dhanë para hua me kamata joproporcionale, aktakuzë ndaj tre personave
Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngrit...
-
Kërçeli i reagon Ramës: Nuk është faji i askujt që drejtorët po të intervistohen, një shportë e vogël mbeturinash për park është paguar 1,200 euro?!
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar ashpër kryetarit...
-
“Era Mafi Energjetike!”, Ymeri: 27.6 milionë euro kosto e rrymës vetëm gjatë shtatorit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar li...
-
Gjendet 13-vjeçari i raportuar si i zhdukur ne Ferizaj
Drejtoria Rajonale e Policisë ka njoftuar se është gjetur 13-vjeçari I.Q, i c...
-
Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët, përsërit ftesën nga “Sofra e Gurtë”
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë ftesën drejtuar studentëve ...
-
Parashikimi i motit për sot
Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar në lo...
-
“Liria Ka Emër” thërret konferencë për media
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” do të mbajë konferencë për media. Sipas...
-
10-vjetori i vde*kjes së Astrit Deharit, mbahet konferencë për media para Prokurorisë Speciale
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, të enjten, më 5 nëntor,...
-
Punime në rrjet, KEDS-i tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
KEDS-i ka njoftuar se të premten më 08.05.2026, do të kryhen punime për sigur...
-
6 vjet nga arrestimi i çlirimtarëve, OVL UÇK-ja me aksion para zyrës së BE-së
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së sot do të mbajë aksion para zyrës...

































