Lajme

“S`mund të jenë dy kryetarë në “Guxo”, vjen reagimi nga Faton Peci

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 17 October 2022

Faton Peci njëri nga kryetarët e Listës Guxo ka komentuar rekomandimin e zyrës për certifikimin dhe regjistrimin e partive politike në kuadër të KQZ.

Ai ka thënë se ka parë raportimet në media, por që si subjekt politik ende nuk kanë asnjë njoftim zyrtar për këtë.

“ Si listë “Guxo” nuk kemi asgjë zyrtare për këtë”, ka thënë ai për Gazeta Blic.Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta ketë fjalën përfundimtare nëse Donika Gërvalla e Faton Peci do të jenë dy kryetar të Listës Guxo raporton Gazeta Blic.

-Advertisement-

Këtë e ka thënë zëdhënësi i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi.

Sipas tij aktualisht ka vetëm një propozim nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, e cila ka monitoruar nga afër Kuvendin e parë zgjedhor të partisë politike Guxo.

“Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, ka monitoruar nga afër kuvendin e parë zgjedhor të partisë politike Guxo. Kjo Zyrë ka renditur disa gjetje në raport me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullën Zgjedhore 01/2013 për regjistrimin dhe veprimin e partive politike. Rekomandimi i Zyrës do të shqyrtohet në njërën nga mbledhjen e radhës dhe KQZ-ja do të marrë vendimin meritor”, thotë Elezi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera