Auto&Tech

Smartfoni i ri kinez vjen me specifika sikur të iPhone X

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 12 February 2018

Smartfoni i ri E3 i kompanisë së njohur kineze, Meizu, pritet të arrijë pas tre javësh por specifikat e tij tashmë janë shfaqur në uebfaqen e njohur TENAA.

Smartfoni është listuar në dy versione – M851M dhe M851Q, ku dallimi kryesore është rrjeti i brendit ndërsa specifikat tjera janë të ngjashme, raporton GSM Arena.

Meizu E3 pritet të vijë me ekran 5.99-inç me rezolucion Full HD+ dhe raport prej 18:9, skaner për gishtërinj të vendosur anash dhe kamerën kryesore të dyfishtë sikur të iPhone X-it, transmeton Koha.net. Po ashtu, pritet të vijë edhe me procesor Helio P70 me tetë bërthama, 4 ose 6 GB RAM memorie dhe 32 ose 128 GB memorie të brendshme.

-Advertisement-

Kamera kryesore e dyfishtë, e cila është e vendosur në pjesën e pasme të smartfonit, është e pozicionuar vertikalisht dhe nën të gjendet një blic LED. Sipas TENAA-s, konfigurimi i kësaj kamere është 12 + 20 megapikselë, ndërsa kamera e përparme prej 8 megapikselë.

Gjithashtu, Meizu E3 do të punojë me sistemin operativ Android 7.1.1 Nougat me Flyme 6, do të ketë baterinë prej 3,300 mAh, si dhe do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë, ari dhe kaltër të errët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera