Lajme

Smakaj tregon përse Prishtinës i duhet Daut Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 03 October 2021

Ekonomisti dhe autori i disa librave, Driton Smakaj, në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se “Nëse Prishtina vazhdon me këtë trend të zhvillimit urban, edhe pak vite jo që nuk keni me pasë vend ku me i parkuar makinat, por as këpucët nuk keni me pasë vend ku me i lanë”.

Ai ka treguar se për zgjidhjen e kaosit urban Prishtinës “i duhet një kryetar që e mbledh një ekip ekspertësh të urbanizimit edhe u hin shumë ndërtesave i ban rrafsh me tokë. E pastaj për çdo zonë banimi planifikon rrugë normale, parking për makina mjaftueshëm edhe vend ku mund të ndërtohen parqe për fëmijët në çdo lagje”.

Smakaj për zgjedhjen e problemeve që ka kryeqyteti e konsideron të denjë vetëm kandidatin e AAK-së Daut Haradinaj. Ai thotë se Daut Haradinaj “Ka guxim me i hyp vet bulldozherit e me ta ba rrafsh çdo ndërtesë që ekspertët e shohin si të tepërt në sëcilën lagje” duke shtuar se “Asnjëri prej kandidatëve tjerë nuk e ka këtë veti. E që është një nga kriteret bazë aktualisht për me ba ndryshime radikale në kryeqytet. Përndryshe po shndërrohet ngadalë në një xhungël urbane!”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera