Smajli: Automjete të FSK-së mund të shihen çdo ditë në rrugët e Kosovës, gazetarët duhet të informojnë me përgjegjësi, jo të krijojnë panik
Autori: Gazeta inFokus
10:16 | 15 September 2026
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar lidhur me raportimet për lëvizjet e automjeteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke bërë thirrje për qetësi, verifikim të informacionit dhe përgjegjësi profesionale në raportim, shkruan Gazeta Infokus.
Smali ka theksuar se në situata të ndjeshme, gazetarët duhet të jenë ata që bëjnë diferencën dhe të shmangin alarmimin e panevojshëm të qytetarëve.
“Automjete të FSK-së mund të shihen çdo ditë në rrugët e Kosovës, por kjo nuk do të thotë që çdo lëvizje e tyre duhet të filmohet e të prezantohet menjëherë si ‘gjendje gatishmërie’ apo si diçka e jashtëzakonshme”, ka shkruar ajo.
Sipas saj edhe nëse FSK-ja është në gjendje gatishmërie, një situatë e tillë është pjesë normale e funksionimit të një ushtrie dhe nuk duhet të përdoret për të krijuar frikë apo pasiguri te qytetarët.
“Nuk është hera e parë dhe as nuk do të jetë e fundit që ushtria apo policia janë në gatishmëri. Në situata të ndjeshme, përgjegjësia jonë si gazetarë është edhe më e madhe: të verifikojmë para se të publikojmë dhe të informojmë pa krijuar panik”, është shprehur Smajli.
Gazetarja ka paralajmëruar gjithashtu për rrezikun që raportimet e pakonfirmuara dhe alarmuese mund të shfrytëzohen nga grupe të ndryshme interesi për të nxitur frikë dhe pasiguri.
“Mjafton të veprojmë me qetësi dhe profesionalizëm, që pa vetëdije të mos bëhemi pjesë e propagandës apo e agjendave të grupeve të ndryshme të interesit, që mund të synojnë pikërisht krijimin e frikës dhe pasigurisë në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar ajo.
Në fund Smajli ka shprehur shpresën që të burgosurit e ish-UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë.
“Presim që çlirimtarët të kthehen të lirë dhe faqebardhë në vendin e tyre”, ka përfunduar ajo./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...






























