Lajme

Smajl Latifi e deklason LVV-në në Rahovec

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 14 November 2021

Tashmë kur janë numëruar mbi 100% e votave në Komunën e Rahovecit, Smajl Latifi i AAK-së ka fituar bindshëm karshi kundërkandidatit të tij nga LVV-ja, Visar Korenica.

Smajl Latifi në këto zgjedhje ka marrë 65.32% të votave apo 11,445 vota, kurse Visar Korenica ka marrë vetëm 34,68% apo 6,076 vota, shkruan Gazeta Infokus

Dallimi në vota mes këtyre dy kandidatëve është 5,369 vota më shumë që i ka marrë Smajl Latifi i AAK-së.

Kujtojmë se në këto rezultate mungojnë votat me kusht dhe ato me postë./Gazeta Infokus/

Të tjera