Sport

Slot, për debutimin e sulmuesit italian, Chiesa: Duhet të mësohet me një stil të ri loje

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 26 September 2024

Mbrëmë, Federico Chiesa debutoi si titullar me fanellën e Liverpoolin në fitoren 5-1 ndaj West Hamit në Kupën e Ligës, e njohur si Carabao Cup për arsye sponsorizimi.

Për një orë që qëndroi në fushë anësori i kombëtares italiane arriti të asistonte për Diogo Jotan.

Trajneri i “The Reds”, Arne Slot, pas ndeshjes, foli në konferencën për shtypin me fjalë shumë të mira për italianin:

-Advertisement-

“Isha i lumtur që e pashë atë në veprim për një orë, duke qenë se ai ka luajtur shumë pak gjatë muajve të fundit.

Dha një asist dhe tani duhet të gjejë formën më të mirë dhe gjithashtu të mësohet me një stil loje që është plotësisht i ri për të nëse është e nevojshme.”

Sa i përket fitores së thellë 5-1, Slot deklaroi:

“Rezultati thotë se ishte e lehtë, por ndeshja ishte krejtësisht ndryshe. Mendoj se na vunë në vështirësi, në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë dhe ne jemi të lumtur që e fituam.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera