Lajme

S*lmoi doktoreshën pasi nuk ia lëshoi një dokument mjekësor, arrestohet një burrë në Janjevë

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 10 February 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Janjevë, meqë i njëjti ka sulmuar fizikisht një doktoreshë në shenjë revolte për një dokument mjekësor, që me rregullat e mjekësisë nuk i lëshohet pacientit.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Rr. Dardania, Janjevë 09.02.2024-17:45. I dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-doktoreshë në shenjë revolte për një dokument mjekësor i cili me rregullat e mjekësisë nuk i lëshohet pacientit. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Vizitoni kanalin tonë në Youtube:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera