Rajoni dhe Bota

Sllovenia do të vrasë 230 arinj për të garantuar sigurinë e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 14 April 2023

Në Slloveni, ministri i Burimeve Natyrore dhe Çështjeve Territoriale, Uros Brezan, ka dhënë dritën jeshile për therjen e 230 arinjve të murrmë.

Siç sqaroi ministri, kjo është një masë e nevojshme “për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve” dhe për të shmangur dëmtimin e tepërt të shkaktuar nga këto kafshë.

Qëllimi është që në vitet e ardhshme të kthehet numri i arinjve në 800.

-Advertisement-

Aktualisht ka rreth 1100 arinj, megjithëse për një zonë si Sllovenia popullata ideale do të ishte 450-500 arinj.

Mazhoranca qeveritare, përmes socialdemokratëve, ka paraqitur edhe amendamentin e ligjit për mbrojtjen e kafshëve, i cili ndër të tjera parashikon stalla kalimtare për kafshët e konfiskuara, inspektime të specializuara dhe vendosjen e video-mbikëqyrjes së brendshme të detyrueshme në thertore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera