Sllovakia vendos t’i japë Ukrainës avionë luftarakë MiG-29
Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 17 March 2023
Qeveria e Sllovakisë miratoi të premten një plan për t’i dhënë Ukrainës 13 avionë luftarakë të kohës sovjetike, MiG-29, duke u bërë vendi i dytë anëtar i NATO-s që dëgjon kërkesat e qeverisë ukrainase për avionë luftarakë, për të ndihmuar në mbrojtjen e saj kundër pushtimit të Rusisë.
Kryeministri sllovak Eduard Heger, duke njoftuar vendimin gjatë një konference për media, tha se qeveria e tij ishte “në anën e duhur të historisë”.
Më herët, Heger shkroi në Twitter se ndihma ushtarake ishte thelbësore për të siguruar që Ukraina të mund të mbronte veten dhe të gjithë Evropën kundër Rusisë.
Polonia njoftoi të enjten se edhe ajo do t’i japë Ukrainës disa avionë MiG-29, duke filluar me katër që pritet të dorëzohen në ditët në vijim. Si Polonia, ashtu edhe Sllovakia ishin shprehur të gatshme edhe më parë të plotësonin kërkesat e Ukrainës për avionë ushtarakë, por vetëm si pjesë e një koalicioni më të gjerë ndërkombëtar.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se avionët e premtuar ishin një shembull tjetër i anëtarëve të NATO-s që “ngrenë nivelin e përfshirjes së tyre të drejtpërdrejtë në konflikt”.
“Dorëzimi i pajisjeve natyrisht nuk do të ketë ndonjë ndikim në rezultatin e operacionit special ushtarak, por mund të sjellë më shumë fatkeqësi për Ukrainën dhe popullin ukrainas”, tha Peskov gjatë një konferencë me gazetarët.
Sllovakia do të marrë 200 milionë euro nga Bashkimi Europian si kompensim dhe armë të paspecifikuara nga Shtetet e Bashkuara me vlerë 700 milionë euro, në këmbim të dhënies së avinoëve të saj, tha ministri i Mbrojtjes, Jaroslav Nad.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht vendeve perëndimore avionë luftarakë, por aleatët e NATO-s janë treguar të përmbajtur, duke përmendur shqetësimin për përshkallëzimin e rolit të aleancës në luftë.
Në përgjigje të njoftimit të Polonisë të enjten, Shtëpia e Bardhë tha se masa e Varshavës nuk do të kishte asnjë ndikim tek presidenti Joe Biden, i cili i ka rezistuar thirrjeve për të ofruar avionët amerikanë F-16 për Ukrainën.
Përpara pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt të vitit 2022, Ukraina kishte disa dhjetëra MiG-29 që trashëgoi pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, por është e paqartë se sa prej tyre mbeten në shërbim pas më shumë se një viti luftimesh.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...