Lajme

Sllovakia godet keq Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 29 May 2017

Banorët e një komune të Sllovakisë, e kanë nënshkruar në mënyrë masive një peticion kundër shkuarjes së punëtorëve nga Serbia, të cilët do të duhej të punonin në fabrikat e atjeshme.

Komuna Voderadi në perëndim të Sllovakisë, nga frika se atje do të shkojnë më shumë se 400 punëtorë nga Serbia, të nevojshëm për fabrikat, ia ka dorëzuar rajonit Trnavsk peticionin me nënshkrimet e 1.062 banorëve, nga gjithsej 1.500 banorë, me kërkesë që të pengohet ardhja e tyre, transmeton Koha.net.

Më herët, banorët kanë demonstruar, duke brohoritur “Nuk duam punëtorë nga Serbia”. Tani ata, tani me procedurë të përshpejtuar, i kanë mbledhur nënshkrimet e të gjithë të rriturve kundër shkuarjes së punëtorëve serbë, transmeton Koha.net. Në Voderadi ekzitojnë disa fabrika të mëdha.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera