Auto&Tech

Skype nuk punon në iPhone-at e rinj

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 25 September 2017

Duket se Microsofti nuk ishte i gatshëm për iPhonët e rinj.

Që kur Apple ka filluar dërgesat e smartfonëve të rinj, iPhone 8 dhe 8 Plus, përdoruesit kanë filluar të raportojnë se Skype nuk është duke punuar në pajisjet e tyre të reja, transmeton Koha.net. Ende nuk është zbuluar se ku është problemi, por ky problem do të zgjidhet së shpejti.

Microsoft ka konfirmuar se janë në dijeni në lidhje me problemin dhe se janë duke punuar në zgjidhjen e tij sa më shpejt. Zgjidhja e këtij problemi, siç thotë kjo kompani, do të dërgohet si një përditësim së shpejti.

-Advertisement-

“Jemi të vetëdijshëm që përdoruesit nuk mund të kyçen në Skype në iPhone 8 e ri. Inxhinierët tanë janë duke hulumtuar në mënyrë aktive problemin dhe shpresojmë se do ta rregullojnë këtë problem sa më shpejt që është e mundur. Zgjidhja e problemit është zhvilluar dhe aktualisht jemi duke e testuar atë para se ta lansojmë produktin”, ka thënë shkurt Microsofti përmes një komunikate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera