Sky News: 24 shtatori ka rritur rrezikun për luftë të re, Kurti i indinjuar kërkon qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 06 October 2023
Mediumi i madh britanik “Sky News” i ka kushtuar sot një artikull Kosovës dhe tensioneve të fundit me Serbinë. Siç shkruan ky medium “spektri i një luftë të dytë në Evropës duket i madh”, pas tensioneve jashtëzakonisht të larta në Kosovë që erdhën si rezultat i sulmit të 24 shtatorit.
SKy News shkruan se sulmi i 24 shtatorit ka rritur rrezikun “ që një zjarr tjetër në Ballkan mund të ziejë nën sipërfaqen e asaj që ka qenë në një periudhë në qetësi relative”, transmeton Express.
Sipas mediumit britanik, ajo që ka ndodhur më 24 shtator tregon ndërlikimet e strukturës së jetës në Kosovë dhe kjo nënkupton që “s’duhet të ketë vend vetëkënaqësi”.
Tutje ky medium potencon se “Ajo që është e pamohueshme është se tensionet mbeten jashtëzakonisht të larta dhe fantazma e një lufte tjetër në Evropë duket e madhe”, dhe se këmbanat e alarmit po bien në Bruksel dhe përtej Atlantikut në SHBA.
Kur përmendin qëndrimin e Kosovës, thonë se pretendojnë se sulmi ka qenë i orkestruar nga Beogradi duke treguar armët e rënda që grupi paramilitar ka përdorur. Ato armë, shkruan Sky News, Kosova argumenton se mund të jenë marrë vetëm përmes lidhjeve me shtetin serb.
Për qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti për gjithë këto ngjarje, Sky News konstaton se ai duket hapur i indinjuar dhe i frustruar gjatë një bisede me mediumin britanik.
“Ai po kërkon që komuniteti ndërkombëtar të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj fqinjit të tij serb”, shkruan Sky News.
Kurti ka thënë për “Sky News” se “burrat e gjelbër” në Veri të Kosovës kanë dashur të fillojnë një luftë të re dhe ta ndanin Kosovën.
“Ata mohojnë sepse po luajnë me librin e lojërave të Putinit në Donbas. Burra të vegjël të gjelbër në pjesën veriore të Kosovës. Jo aq pak, por njerëz të gjelbër me siguri, që donin të fillonin një luftë dhe të ndanin Kosovën,” ka thënë Kurti për Sky News.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...