Sport

Skuadrës kosovare i’u kall autobusi gjatë rrugës për në Shtime

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 25 October 2020

Futbollistët dhe stafi i skuadrës së Beharit mesditën e së shtunës u nisën për në qytetin e Shtimes, aty ku do të zhvillonin ndeshje me skuadrën e Vjosës, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

E gjatë rrugës afër fshatit Magure autobusi më të cilin po udhëtonin u përfshi nga flaka, por fatmirësisht pas intervenimit të shpejtë nuk pati ndonjë problem serioz.

E përveç defektit me autobus, skuadra e Behari u kthye në shtëpi më humbje, pasi Vjosa i mposhti me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e shtatë.

-Advertisement-

Më poshtë keni momentin kur autobusi përshihet nga një flakë e vogël./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera