Sport

Skuadrat më të kushtueshme të Botërorit-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 12 June 2018

Franca është skuadra më e kushtueshme e Botërorit të Rusisë. Këtë e thotë Observatori i Futbollit CIES pas studimit të kryer për futbollistët e skuadrave pjesëmarrëse, studim të cilin e kreu në bazë të paraqitjeve të tyre dhe klubeve që u përkasin.

Të tjera aspekte që janë marrë parasysh në këtë studim ishin edhe mosha dhe kohëzgjatja e kontratave të lojtarëve. Sipas CIES, vlera totale e të gjithë futbollistëve që marrin pjesë në Botëror është 12.6 miliardë Euro. Franca e kryeson klasifikimin me një vlerë të merkatos së lojtarëve prej 1.41 miliardë Euro.

Në vendin e dytë ndodhet Anglia me 1.39 miliardë Euro, ndërsa Brazili plotëson podiumin, pasi futbollistët e saj kanë një vlerë në merkato prej 1.27 miliardë Eurosh. Skuadrat e Botërorit që janë në vendet e fundit përsa u përket vlerës së futbollistëve në fushën e lojës janë pikërisht Panamaja, Arabia Saudite dhe Irani.

-Advertisement-

CIES ka zbuluar edhe futbollistin më të shtrenjtë për secilën prej skuadrave pjesëmarrëse të botërorit. Në këtë pikë është Harry Kane ai që kryeson me një vlerë prej 201 milionë Euro, i ndjekur nga Neymar me 196 milionë e Mbappe me 187 milionë Euro. Messi është i katërti me 184 milionë, ndërsa Ronaldo pozicionohet në vendin e 8 me 103 milionë Euro.

Kroacia – 416 mln euro

Uruguaj – 529 mln euro

Portugalia – 656 mln euro

Belgjika – 835 mln euro

Gjermania – 895 mln euro

Argjentina 925 mln euro

Spanja – 965 mln euro

Brazili – 1.269 mld euro

Anglia 1.386 mld euro

Franca 1.410 mld euro

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera