Sport

Skuadra spanjolle i ‘rrëmben’ Barcelonës talentin e dëshiruar

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 13 December 2018

Mbrojtësi i Atletico Mineiro Emerson mund të jetë në rrugën drejt La Ligës vitin e ardhshëm, raporton Don Balon.

19-vjeçari ka qenë i monitoruar nga Barcelona për një kohë, por tani duket se ai do të bashkohet me Real Betis përgjithmonë, për të marrë mundësi të rregullta në ekipin e parë.

Betis kanë rënë dakord të paguajnë 75% të të drejtave të lojtarit, megjithatë, në një përmirsim të marrëveshjes, në anën tjetër Barcelona ka ofruar të paguajë 25% të fundit, me mundësinë për të blerë kartonin e plotë të Emerson në vitet e ardhshme. /GazetainFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera