Rozë

Skuadra po humbiste 3-1, Suarez “frymëzohet” dhe përmbys i vetëm ndeshjen

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 10 November 2023

Mund të ishte ndeshja që do të vuloste titullin në Brazil ajo mes Botafogos dhe Gremios. Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga fundi i kampionatit, skuadra e Botafogos po fitonte ndeshjen me shifrat 3-1, pikërisht ndaj rivalëve kryesorë për titullin.

Megjithatë, skuadra e Diego Costës kishte harruar që në fushë ishte një si Luis Suarez. Një “gjahtar” që nuk e harron kurrë zakonin edhe pse tashmë në moshën 36-vjeçare. Ishte minuta e 50-të kur nisi edhe “recitali” i uruguajanit i cili brenda 19 minutave realizoi tre gola dhe përmbysi i vetëm në 3-4 ndeshjen ndaj Botafogos.

Tashmë, me pesë javë nga fundi i kampionatit, Gremio dhe Flamengo janë me pikë të barabarta, 59 me Botafogon që ka një ndeshje më pak. Por, nëse kampionati brazilian do të luftohet deri në sekondat e fundit, kjo është padyshim edhe meritë e Suarez.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera