Sport

Skuadra kundërshtare e Prishtinës në parakualifikimet e Ligës së Evropës ka vlerë me pak se 1 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 09 August 2020

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e parë parakualifikues të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Klubi i Prishtinës që ka fituar Kupën e Kosovës e ka mësuar kundërshtarin me të cilin do të përballet në fazën parë.

Lincoln Red Imps nga Gjibraltari është ekipi që do të luaj me ‘bardhekaltërit’.

-Advertisement-

Skuadra e Lincoln Red Imps ka vlerë në tregun e transferimeve 925 mijë euro, ndërsa Prishtina ka vlerë me të madhe.

Kryeqytetasit kanë vlerë 2 milionë e 850 mijë euro.

Për shkak të pandemisë ‘Covdi-19’ ndeshjet do të luhen me vetëm një takim, pra nuk do të këtë duele vajtje-ardhje.

Lincoln Red Imps – Prishtina do të zhvillohet me 20 gusht në Gjibraltar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera