Sport

Skuadra kosovare nuk ka fituar e as nuk ka shënuar ende gol në Superligë!

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 20 September 2019

Dukagjini është ekipi i vetëm që nuk ka shënuar ende gol në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Ekipi nga Klina i ka zhvilluar katër ndeshje deri tash duke i pësuar 7 gola pa e shënuar asnjë. Dukagjini e mbyll tabelën e elitës së futbollit kosovar, pa asnjë fitore

Dukagjini u tregua i suksesshëm në Ligën e Parë të Kosovës gjatë sezonit që shkoi duke e siguruar inkuadrimin në IPKO Superligë.

Mirëpo, ekipit nga Klina nuk po i ecin punët mirë edhe në elitën e futbollit kosovar.

-Advertisement-

Dukagjini në katër ndeshjet e para nuk ka shënuar ende fitore, duke i humbur tri takime dhe duke barazuar në një.

Përpos që nuk e ka shijuar ende fitoren, ekipi nga Rrafshi i Dukagjinit nuk e ka gjetur madje as golin në IPKO Superligë.

Kjo skuadër i ka pësuar 7 gola në katër ndeshjet e para, ndërsa nuk e ka shënuar asnjë.

Dukagjini do t’i ketë dy ndeshje të tjera të vështira në ditët në vijim: fillimisht do ta presë kampionin aktual – Feronikeli në kuadër të javës së gjashtë, ndërsa më pas do të luajë me Prishtinën në udhëtim gjatë mesjavës që vjen, në ndeshjen e mbetur.

Duke e pasur parasysh se këtë sezon nga IPKO Superliga do të bien katër skuadra, Dukagjini do ta ketë mjaft vështirë të mbijetojë në elitën e futbollit kosovar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera