Sport

Skuadra e Superligës i nisë stërvitjet nëpër borë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 12 January 2020

Klubi i Ferizajt e ka nisur fazën përgatitore për stinorin pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Ferizajasit e kanë kryer stërvitjen e parë për vitin 2020 nëpër borë në stadiumin e qytetit në Ferizaj.

Në seancën e parë stërvitore kanë marrë pjesë të gjithë futbollistët.

-Advertisement-

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social ‘Facebook’.

“Sot skuadra jonë ka filluar stërvitjet para fillimit të kampionatit me trajnerin Bekë. Stërvitjet sot ishin më të veqanta pasi kishte edhe rreshje të borës, që i dhanë një pamje shumë të bukur stadionit të qytetit.

Në stërvitje kanë marrë pjesë të gjithë lojtarët, dhe u pa një atmosferë shumë e mirë brenda klubit. Ndërsa shumë shpejtë pritët të vijnë edhe disa transferime tē reja ne klubin tonë. Për çdo ndryshim mbrenda klubit do të informoheni me kohë në faqen zyrtare të klubit tone”, njofton KF Ferizaj në llogarinë e tyre në Facebook.

Ndryshe, Ferizaj gjendet në zonën e rendjes nga elita dhe pritet ta ketë shumë të vështirë mbetjen në Superligë./Gazeta inFokus/

Fotografia e FC Ferizaj

Fotografia e FC Ferizaj

Fotografia e FC Ferizaj

Fotografia e FC Ferizaj

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera