Sport

Skuadra e Pozheranit vjen me gjestin e vitit

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 08 November 2018

Futbollistët e Vllaznisë së Pozheranit kanë treguar zemrën e madhe.

Për duelin ndaj Onixit, lojtarët e ekipit nga Pozherani kishin premia. Mirëpo, po atë ditë ekonimit të klubit, Veton Alidemajt iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Me këtë rast, lojtarët e Vllaznisë vendosën që premiat t’ia dhurojnë Alidemajt për ndërhyrje, raporton Gazetasheshi.com.

-Advertisement-

Ky është njoftimi i klubit të Vllaznisë

Një gjest sa do qe eshte human ashtu edhe shum fisnik,Lojtaret e klubit ton ne ndeshjen e zhvilluar mes KF Vllaznia dhe Onix Banja ju ishin ofruar Premio per fitore,Ne at dite ekonomit te klubit z.Veton Alidemaj ju keqsua gjendja shëndetsore dhe në at rast mejkët kerkuan urgjentisht ti vendoset nje stendë sespe gjendja ishte serioze,keshtu qe lojtaret e klubit unanimisht vendosen qe ato Premia ti dhurojne per z.Veton Alidemaj,i cili fatmirsisht e kaloj me sukses vendosjen e stendave dhe sot i eshte kthyer familjes pas ketij tretmani.
Ne si klub faliminderojme nga zemra lojtarët per kete kontribut që dhan per ekonomin e klubit,ndersa ne i urojme sherim te shpejt dhe kthim ne vendin e punës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera