Sport

Skuadra e madhe evropiane i vihet pas Mustafit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 28 August 2017

Juventusi thuhet se ka hyrë vrullshëm në ‘luftë’ me skuadrën e Interin për mbrojtësin e Arsenalit, Shkodran Mustafi, i cili është i gatshëm për t’u kthyer në Itali.

Sipas ESPN, Interi ka qenë drejtues i garës për Mustafi, por tani përballet me konkurrencë nga Juve, të cilët ende nuk kanë nënshkruar një zëvendësim për Leonardo Bonucci, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, mbetet për të parë se sa do të shkojnë bavarezët për gjermanët, pasi ata janë në bisedime të avancuara për të nënshkruar me futbollistin,  Benedikt Howedes.

-Advertisement-

Për më tepër, vetë lojtari ka pranuar se është i interesuar të kthehej në Serie A, ku ai një kohë luajti për Sampdorian gjatë viteve 2012 dhe 2014./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera