Sport

Skuadra e Llapit lëshon Kosovën, zhvendoset në këtë shtet

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 22 June 2021

Ekspedita e klubit të Llapit paraditen e së martës e ka lëshuar Kosovën dhe është zhvendosur në qytetin e Ohrit në Maqedoninë Veriore, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët janë akomoduar në ‘Hotel Belvedere’ dhe pasditen e sotme fillojnë seancën e parë stërvitore në prag të fazës së fundit përgatitore para ndeshjeve në Conference League.

Llapi do të takohet me Shkupin me 8 korrik, kurse pas një jave do ta luaj ndeshjen e kthimit në Prishtinë.

-Advertisement-

Më poshtë keni njoftimin e plotë të Llapit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera