Sport

Skuadra e Liverpoolit merr këtë vendim

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 04 April 2020

Lideri i Premier Leagues, Liverpooli, është klubi i radhës në Angli që ka dërguar në pushim të përkohshëm një pjesë të punëtorëve.

Stafi i prekur nga vendimi i marrë të shtunën, do të merr 80 për qind të pagës nga “skema qeveritare e mbajtjes së punës”, ndërsa pjesën tjetër të të hyrave do ta mbulojë klubi.

Newcastle, Tottenhami, Boutnemouthi dhe Norwichi tashmë kanë njoftuar se do të dërgojnë në pushim të përkohshëm një pjesë të punëtorëve, ku nuk përfshihen lojtarët, raporton BBC.

-Advertisement-

Premier League është e pezulluar pa afat për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Liverpooli ka thënë se të gjithë në klub janë të angazhuar që punonjësit të mbajnë vendet e punës.

Ka pasur kritika publike kur Newcastle dhe Tottenhami u bënë klubet e para të Premier Leagues që njoftuan se do të pushojnë përkohësisht punëtorë. Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock ka thënë se lojtarët e Premier Leagues duhet të pajtohen për ulje të pagave dhe të japin kontributin e tyre gjatë pandemisë.

Të premten Premier League ka vendosur të pyes lojtarët për ulje të pagave deri në 30 për qind, për të ruajtur vendet e punës.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera