Sport

Skuadra e kosovare bëhet me ‘shtëpi të re’ (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 08 December 2019

Skuadra e Ligës së Dytë, Behari tashmë është bërë me objekt të shkëlqyer.

Lajmi është publikuar nga vet faqja e klubit të Beharit në rrjetet sociale.

Më poshtë postimi i kësaj skuadre pa ndërhyrje:

-Advertisement-

Pas një kohe të gjatë, Objekti i Klubit tonë po shkëlqen.

Dëshirojmë të falenderojmë të gjithë ata që kan mbajtur barrën kryesore financiare , si dhe iniciatorët për këtë strukturë : Erko , Ervin Hodzic, Hasan Hodzic dhe Almir Hodzic. Falenderojmë poashtu edhe ish Ministrin për Zhvillim Lokal z.Rasim Demiri i cili siguroj fonde për finalizimin e projektit si dhe Kryetarin e Komunes së Pejes z. Gazmend Muhaxherin. Gjithashtu falenderojmë fqinjët dhe miqt tanë të cilët na kan mbështetur dhe të cilët nuk kan hezituar të ndihmojnë në ndërtimin e objektit. Me Shpresen se objekti do të ndihmoj në perfitim të madh dhe shoqerim të ndërsjellt në FC Behar , falenderojm edhe njëher të gjithë ata që ndihmuan në përfundimin brilliant të objektit. Me këtë rast falenderojmë mikun dhe fqinjin tanë z. Hasan Hodzic dhe birin e tij z. Almir Hodzic të cilët tash e dy vite e financojnë Klubin tonë dhe me ndihmen e tyre FC Behar ka arritur suksese në gara si dhe fonde të mjaftuese të lojtarëve dhe garojmë në Ligen e 2-të të Republikes së Kosovës.

Edhe njëher në emer të Kryesisë, Staffit, Lojtarëve dhe simpatizantëve të Klubit, Falenderojmë të gjithë ata që ndihmuan në infrastukturen e Klubit dhe avancimin e Klubit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera